Lajme

Ndryshimi i klimës zhduk 14% të shkëmbinjve nënujorë koralorë


Sipas një studimi të fundit, ndryshimet klimatike po zhdukin shkëmbinjtë nënujorë koralorë.

Bota tashmë ka humbur 14 përqind të koraleve të saj midis 2009 dhe 2018 – zbuluan shkencëtarët me “Rrjetin Global të Monitorimit” të Reefit të Koraleve.

Ata fajësuan rritjen e temperaturave të sipërfaqes së detit.

Ndërsa faktorët lokalë si peshkimi i tepërt, ndotja dhe ndërtimi në bregdet luajnë po shkatojnë dëme në mjedis,  zhdukja e koraleve ka shkaktuar po shkatërron ekosiztemin.

Kjo  ndodh kur uji bëhet aq i ngrohtë sa koralet dëbojnë algat që strehohen në këmbim të ushqimit.

Një rast i rëndë ndodhi në 1998, ngjarja e parë masive e zbardhjes globale, e cila vrau 8 përqind të koraleve në botë, sipas raportit.

Megjithatë, me paralajmërimet e së martës ka shpresë:  Kjo do të thotë që bota ende mund të shpëtojë shumë nëse ndërhyn mjaft shpejt për të frenuar emetimet”, sipas studiuesve.

“Ne po na mbaron koha: ne mund t’i kthejmë humbjet, por duhet të veprojmë tani,” tha Inger Andersen, kreu i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, në një deklaratë për raportin e ri.

Zhdukja e shkëmbinjve nënujorë koralë kërcënon miliona njerëz që mbështeten tek ata për ushqim dhe punë.

Në të gjithë botën, shkëmbinjtë nënujorë janë shtëpia e 25 përqind të -të gjitha kafshëve dhe bimëve detare, ndihmojnë në kufizimin e përmbytjeve për 500 milionë banorë dhe janë një burim peshku për shumë më tepër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore