Shqipëria

Ndizen dritat e pemës në Sheshin “Skënderbej”


Tanimë e kthyer në traditë, Tirana ndriçohet nga dritat duke i dhënë mirëseardhjen festave të fundvitit.

Sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, dritat e festave janë ndezur një ditë më parë, jo në datë 6 dhjetor.

Për një muaj, në shesh do ketë lojëra për fëmijë, shtëpi prej druri dhe një atmosferë të mrekullueshme festash, ku do mund të argëtohen fëmijët dhe jo vetëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka njoftuar nisjen e këtij sezoni të vitit nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Ndezim së bashku dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin ‘Skënderbej’ dhe nisim sezonin më të bukur të vitit”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore