Film

Ndahet nga jeta aktori, Paul Herman


Ka ndërruar jetë aktori amerikan i filmit “The Sopranos”, Paul Herman, ndërsa vdekja e artistit erdhi po në ditën e ditëlindjes së tij.

Ish-shoku i aktorit të Paul-it, Michael Imperioli, konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Instagram, i cili u shpreh i pikëlluar për vdekjen e mikut të vet.

Paul Herman në filmin “The Sopranos”.

“Paul jetoi shumë larg meje vitet e fundit dhe jam i lumtur që kaluam pak kohë së bashku përpara se ai të na linte, do me mungoj. Shumë dashuri për familjen e tij, miqtë dhe komunitetin e aktorëve dhe kineastëve”, ka shkruar Imperioli.

Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur ende.

Gjithsesi, Paul ishte i njohur për rolin e tij si Peter “Beansie” Gaeta, i cili ishte një tregtar droge i kthyer në pronar të një dyqani picash në dramën hit të platformës, HBO.

Herman do të mbahet mend edhe për rolet e tij të shquara në shumë filma të tjerë, duke përfshirë “The Irishman” dhe “Goodfellas”.

Paul Herman në rolin e tij në “Goodfellas”.

Ai gjithashtu luajti në “Silver Linings Playbook” dhe “American Hustle”, të dyja të drejtuara nga regjisori i famshëm, David O. Russell.

Përveç të gjitha shfaqjeve të tij të mëdha të aktrimit, Paul dhe vëllai i tij Charlie drejtonin një kafene të njohur në Manhatan që frekuentohej nga aktorë, kërcimtarë dhe madje edhe agjentë të FBI-së në vitet e 90-ta.

Paul ishte 76 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore