Lajme

Motra e ministres Hajdari: “Fëmija është si topi, ju mediat po e teproni”


Motra e ministres Rozeta Hajdari, ka thënë për Albanian Post se rasti i goditjes së një të mituri nga motra e saj me veturë po bëhet e madhe nga mediat me qëllim.

Ajo thotë se fëmija është mirë, “është si topi”, prandaj s’ka pse flitet për këtë punë.

Vetë ministrja nuk ka folur.

Albanian Post ka kontaktuar edhe me nënë e të miturës që u godit nga vetura e ministres.

Ajo ka treguar se policia ende nuk e ka marrë në deklaratë, prandaj momentalisht nuk do të flas as para kamerave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore