Bota

Moti ekstrem: 3.4 milionë banorë pa energji dhe ujë në SHBA


Rreth 3.4 milionë banorë në SHBA kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike teksa vendi ka hyrë në ditën e gjashtë të të ftohtit ekstrem.

7 milionë njerëzve në Teksas – një e katërta e shtetit të dytë më të populluar të Shteteve të Bashkuara – u është thënë të vlojnë ujin ose të ndalojnë tërësisht konsumimin e tij.

Vendi është duke vuajtur pasojat e klimës ekstreme me ujësjellës të prishur, tuba të shpërthyer dhe mungesë energjie.

Autoritetet në Teksas, i’u kërkuan banorëve të shmangin përdorimin e ujit deri në një njoftim tjetër.

Nga ana tjetër në Memfis, Tenesi, kompania e energjisë dhe ujit Memphis, Light, Gas & Water (MLG & W)  i’u kërkoi banorëve të zvogëlonin konsumin deri të premten.

Rezervuare janë reduktuar dhe tubacionet kanë shpërthyer

Ndërkohë është njoftuar, se nivelet e ujit në rezervuare janë reduktuar, si dhe disa tubacione kanë shpërthyer. Zonat me problematikat më të mëdhaja janë Teksasi, Oklahoma, Tenesi dhe Luiziana.

Tre spitale në Shreveport, Luiziana, kanë mbetur po ashtu pa funizime. Zjarrfikëset janë vendosur në gadishmëri dhe autoritetet po shpërndajnë shishe uji për pacientët dhe stafin.

Po ashtu, sipas njoftimit të kryetarit të bashkisë, Nic Hunter në qytetin Lake Charles të Luizianës, spitalet transferuan pacientët në zona të tjera.

Rreth 21 banorë kanë vdekur deri nga i ftohti i acartë në SHBA, i cili pritet të vazhdojë edhe në fundjavë.

Ngricat kanë bllokuar rreth një të pestën e kapacitetit rafinues në Teksas. Përfshirë prodhimin e naftës dhe gazit natyror.

Mungesat në Texas kanë ndërprerë gjithashtu energjinë në Meksikë.

Qeveria meksikane thirri përfaqësuesin e lartë të SHBA-së për të kërkuar furnizime me gaz natyror.

Ndërkohë, Teksasi është goditur më keq, ku rreth 3 milionë shtëpi dhe biznese thuhet të jenë pa energji që nga mesdita e ditës së mërkurë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore