Shqipëria

Mosmarrëveshja qeveri-opozitë për marrëveshjen e portit të Durrësit


Data shënonte 10 gusht 2022.

Kompania me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe “Eagle Hills Real Estate Development” sapo nënshkruante një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me Shoqërinë Shqiptare të Zhvillimit të Porteve Detare.

Kjo, e fundit në pronësi të Autoritetit Portual të Durrësit.

Bëhej fjalë për finalizimin e një projekti mbi transformimin e portit.

Memorandumi i Mirëkuptimit përcaktonte kushtet e bashkëpunimit për projektin e titulluar “Durres Yachts and Marina”.

Në të parashikohej ndërtimi i një marine, hapësire banimi dhe shërbime në port me një sipërfaqe totale prej 80.9 hektarësh me një kosto prej 2 miliardë dollarësh.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e pagëzoi këtë investim gjatë nënshkrimit të marrëveshjes si “portin më të madh turistik të Mesdheut”.

Albanian Government Council of Ministers

Kjo, duke shtuar se investitori “Eagle Hills Real Estate Development” kishte një reputacion global të padiskutueshëm.

“Do të ishte e paimagjinueshme, jo 50 vjet përpara, por edhe 5 vjet përpara, që do kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që filloi të zhvillohej si vend me vizion për të qenë konkurrues në turizëm, vetëm kur ne filluam të ushtrojmë detyrën. Kjo është e vërteta”, deklaronte Rama më 10 gusht.

Në Shqipëri, sipas tij, ky investim do të rrisë eksponencialisht vlerën e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, si dhe të gjitha hoteleve në të gjithë bregdetin e qytetit.

“Sot kemi shoqërinë ‘Eagle Hills’ e cila është e njëjta shoqëri që administrohet drejtpërdrejt nga zoti Alabbar që ndërton vijën ujore në lumin që përshkon Beogradin”, theksonte kreu i qeverisë.

Rama ka shprehur disa herë gjatë retorikës së tij nevojën që ka turizmi shqiptar për të kaluar “në një nivel tjetër”.

Albania: Wrong for Britain to blame Tirana on migrants

Detajet

Detajet e këtij projekti do t’i zbulonte vetë drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Zyrtari shqiptar u shpreh se porti ekzistues nuk do të prishet, por do të ridimensionohet.

Vengu bëri të ditur se prej një viti, ka nisur puna për detajimin inxhinierik për portin e ri tregtar.

Faza e parë do të zgjasë tre vjet dhe punimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm.

“E vërteta është që ka pasur transparencë nga qeveria për të dyja projektet. Për portin e ri tregtar ka pasur sesione, konsultime publike të projektit”, theksoi zyrtari.

Sipas tij, filiali shqiptar i kompanisë është krijuar një vit më parë për zbatimin e këtij projekti dhe gjendet i regjistruar në QKB.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv I APD-së, Pirro Vengu, intervistë për Organizatën Europiane të Porteve Detare #ESPO PORTI I MUAJIT: PIRRO VENGU (AL)/ 01 Qershor 2021 - Autoriteti Portual Durres

Kushtetuese

Por, marrëveshja që Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese është ajo midis Qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për mbrojtjen e investimeve e nënshkruar më 2 dhjetor të vitit 2020.

“Marrëveshjes i skadonte afati dy-vjeçar brenda së cilës ne mund të ankoheshim në Kushtetuese. Pra, u gjet konteksti i duhur politik”, tregon fillimisht për Albanian Post përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franci Nuri.

Kujtojmë që projektligji për portin e ri të Durrësit do të kalojë në Kuvend me një procedurë të përshpejtuar.

62 deputetë votuan më 9 nëntor pro kalimit të kësaj marrëveshje “me procedurë të përshpejtuar”, ndërkohë që 19 deputetë të opozitës votuan kundër.

FRANCI NURI - Partner - Elite 21 Tax & Law | LinkedIn

Hapat e radhës

Ndërsa projektligji për portin e Durrësit pritet të diskutohet më 24 nëntor, PD-ja ka menduar për hapat e radhës ligjorë.

Përfaqësuesi i saj juridik zbuloi për Albanian Post se ka filluar të merret prej dy ditësh me draftin e kërkesës për Komision Hetimor Parlamentar.

“Do nisim mbledhjen e 35 firmave të deputetëve të cilat do të depozitohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këtë komision do të hetohen procedurat e dhënies së kësaj kontrate (investimi strategjik) pra, si ka filluar, si është përzgjedhur kjo kompani”, u shpreh më tej Nuri.

Demokratët, përmes padisë në Kushtetuese, kërkojnë pezullimin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe shfuqizimin e saj.

Por, avokati paralajmëron se do të paditet në Gjykatën Kushtetuese dhe kontrata konkrete e cila është duke u diskutuar në Komisione Parlamentare ditët e fundit.

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD-në për komisionin hetimor për "Becchetti"-n - ATSH -

“Të martën, Komisioni i Ekonomisë kaloi në procedurë të përshpejtuar brenda ditës draftet e marrëveshjes konkrete që po negociohet dhe po nënshkruhet me këtë kompani. Ne do ta atakojmë sapo kjo të miratohet. Po marrim masat që tani, para se të kalojë në Kuvend dhe të dekretohet nga Presidenti për ta dërguar në Kushtetuese”, garantoi Nuri.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një marrëveshje 100-faqëshe, e cila ka brenda 15 anekse të tjera.

Kushtetuesja mundet t’i bashkojë më pas të dyja çështjet dhe t’i gjykojë të dyja bashkë, sqaroi juristi.

Shkeljet e pretenduara

Ndërsa kurorëzonte zyrtarizimin e marrëveshjes, Rama shpjegonte se investitori nga EBA ishte “shprehje e vullnetit që buronte nga një miqësi e posaçme mes princit Muhammed Bin Zayed, Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

“Muhammed Bin Zayed rikthehet me një tjetër shprehje të jashtëzakonshme të vullnetit të mire, duke sjellë këtu pikërisht Muhammed Alabbarin me mbështetjen e tij për një investim që do t’i kalojë dy miliardë dollarë”, deklaronte kreu i qeverisë.

PD-ja pretendon nga ana e saj se kjo kompani (investitor) nuk ka hyrë në një garë për këtë “projekt madhor”.

“Shkelja ligjore është fakti që duhet të ishin futur në një garë sepse të detyron Marrëveshja Stabilizim-Asociimit me BE-në”, vërejti Nuri.

Kush janë 11 anëtarët që nuk i shkuan Bashës në Kryesi, zbulohet vendimi i kryetarit “të shkarkuar” | Tirana Web

Avokati tregon se do të ketë edhe një hetim ndaj komitetit të ndihmave shtetërore.

Kjo, pasi kompanisë, në rastin konkret investitori nga EBA, “shteti do t’i falë taksën e infrastrukturës 4 për qind në Durrës dhe 3 për qind për strehim social”.

“Komiteti i Ndihmave Shtetërore ka thënë që kjo nuk përbën shkelje, nuk është ndihmë shtetërore. Pra, është shkelje flagrante e këtij komiteti i cili do të hetohet nga komisioni gjithashtu”, tha përfaqësuesi ligjor i PD-së për AP-në.

Ai deklaroi në përmbyllje se janë evidentuar “që ka shkelje në disa pika, duke e nisur me mungesën e transparencës dhe ka elementë si nga forma si nga procedura”.

Kush është Eagle Hills

Eagle Hills dhe Albanian Seaports Development Company pritet ta zbatojnë projektin përmes një kompanie të përbashkët.

Infrastruktura aktuale portuale do të vazhdojë të mbetet në pronësi të shtetit, ndërsa mirëmbajtja, investimet e reja, shpenzimet dhe shërbimet e marinës turistike do të jenë nën përgjegjësinë e Eagle Hills.

Bëhet fjalë për një kompani private investimesh dhe zhvillimi të pasurive të paluajtshme me seli në Abu Dhabi.

Në faqen e saj zyrtare ajo ravijëzon bashkëpunimin me qeveritë, politikëbërësit dhe zhvilluesit lokalë.

UAE Real Estate Developer | Villas & Residences for sale | Eagle Hills

Kjo kompani punon me teknologjitë më të fundit dhe inovacionet e zgjuara për të zhvilluar komunitete të qëndrueshme që ndërtohen duke pasur parasysh brezat e ardhshëm.

Eagle Hills aktualisht po zhvillon një sërë mega-projektesh në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Këto projekte janë vendosur të ndikojnë pozitivisht në komunitetet lokale si nga aspekti financiar ashtu edhe nga aspekti i stilit të jetesës, duke mbështetur rritjen ekonomike lokale për zonat përreth.

Kryetari i saj ësht sipërmarrësi Mohamed Alabbar.

Ky i fundit, ruan interesa aktive në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me pakicë dhe mikpritjen luksoze.

Ai është Themeluesi dhe Kryetari i Emaar Properties PJSC, një nga kompanitë më të admiruara në botë të zhvillimit të pasurive të paluajtshme, me asete ikonike në 18 tregje ndërkombëtare.

Kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore