Jetesë & Stil

Morena Taraku: Njerëz me zemër të ligë, më tradhtuan të gjithë


Morena Taraku - Artiste

Jemi mësuar që në mediat sociale, Morena Tarakun, ta shohim vetëm duke prezantuar veshjet e markave më të famshme si dhe jetën luksoze që ajo bën. Por, së fundmi, Morena, po vazhdon të tregojë se është person sensitiv, ndërsa nuk heziton të publikojë imazhe edhe duke qarë.

Në postimin e fundit të saj në llogarinë e Instagram-it, Morena, është shfaqur me lot në sy, teksa ka thënë se ka njerëz “me zemër të ligë” brenda tyre.

Video storie e publikuar nga Morena Taraku në Instagram.

“Si mund ta quajmë veten njeri kur përball vetes ke një përbindësh që të dirigjon dhe të shtynë të bësh vetëm gjëra të liga? Po ndaj me juve këtë postim sepse nuk i/e vetmja që lëndohesh dhe thyhesh nëpër valët e jetës”.

“Thjesht mos beso askënd, as ata që betohen në kokën tënde. Shpesh gjej veten duke pyetur pse njerëzit jetojnë për të zhgënjyer dikën dhe përgjigjen e vetme që e gjej është se brenda tyre kanë një zemër të ligë dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Morena në videon e publikuar në Instagram.

Tutje, ajo ka zbuluar se – “të gjithë njerëzit që i ka dashur, e kanë tradhtuar”, ngase sipas saj, njerëzit e marrin dashurinë dhe sinqeritetin si dobësi.

“Kam respektuar e dashur as shumë njerëz në këtë botë dhe të gjithë ata që kam dashur e respektuar me kanë tradhtuar në mënyra të ndryshme, ngase njerëzit respektin dhe dashurinë e sinqerta e marrin për dobësi”.

“Jeta është njësoj për të gjithë, nuk do të thotë se unë jetojë në një botë tjetër e me njerëz të planetit tjetër, njësoj si ju të gjithë kalojnë nëpër çdo fazë të jetës. Thjeshtë u mërzita dhe desha ta ndaj me ju. Mos beso, dhe mos jep asgjë nga vetja, duaje veten më shumë se gjithçka sepse është e vetmja që jeton për ty”, ka shtuar Taraku.

Ndërkohë, po ashtu së fundmi, Morena i doli në mbrojtje këngëtares, Filloreta Raçit e njohur si -Fifi, e cila vazhdimisht është komentuar për gjendjen e saj emocionale, duke thënë se e kupton plotësisht dhe se edhe artistët njëjtë si të gjithë njerëzit e tjerë, qajnë dhe hidhërohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore