Bota

Miami Beach të rinjtë kërkojnë të festojnë Spring Break pavarësisht pandemisë


Oficerët e Miami Beach gjuajnë me spraj piperi kundrejt turmave tё studentёve qё po festonin pushimet pranverore(Spring Break).

Policia e Miami Beach arrestoi të paktën një duzinë me njerëz të shtunën vonë, ndërsa qyteti mori masa të jashtëzakonshme për të goditur shkelësit për të cilët zyrtarët kanë thënë se kanё dalё jashtë kontrollit.

Veprimet agresive të zbatimit erdhën vetëm disa orë pasi kryebashkiaku i Miami Beach, Dan Gelber shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe caktoi shtetrrethimin e orёs 20:00.

“Turmat që kanë zbritur në qytet janë “më shumë sesa mund të trajtojmë”. Po vijnё me tё vёrtetё shumё. Ata nuk kanё asnjё synim për të ndjekur rregullat. Situata po bёhet shumё kaotike”, raporton CNN.

Policia në Miami Beach tha të dielën herët, se arrestuan të paktën një duzinë njerëz pas fillimit të shtetrrethimit.

Më shumë se 50 persona janë arrestuar dhe tetë armë zjarri janë konfiskuar që nga e premtja, sipas departamentit tё policisë, në Miami Beach.

Mbyllja e qytetit nё orёn 20:00 do tё jetё nё fuqi deri tё martёn. Ndёrsa rrugёt e pjesёs kontinetale do tё jenё tё mbyllura pёr trafikun jo lokal duke filluar nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore