Shqipëria

Meta kërkon respektimin e Kushtetutës mbi çështjen e detit


Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis”, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës si dhe bëri thirrje që askush nuk duhet ta shkelë atë dhe autoritetin e deleguar nga populli në lidhje me çështjen e detit.

“Jo vetëm Kushtetuta, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i ka bërë të qarta atributet e kompetencat për një çështje të tillë apo të ngjashme si kjo, të çdo aktori vendas në Republikën e Shqipërisë dhe askush nuk duhet të shkelë apo të tejkaloj përgjegjësit e tij”, u shpreh Meta.

Presidenti u ndal më tej te largimi i qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së duke e lidhur me mungesën e mundësive të punësimit për të rinjtë.

“Ajo që unë kam theksuar edhe më herët, është se në rastin e Shqipërisë, nuk kemi largim apo emigrim, siç ka dhe në vende të tjera të rajonit, por kemi shpopullim. Pra, shohim që kemi një bilanc shumë të trishtueshëm, edhe u jepet shumë pak mundësi të rinjve për të gjetur veten e tyre”,– vijoi Meta.

I pyetur nga gazetarja Pranvera Borakaj në lidhje me vaksinën kundër COVID-19, presidenti tha se nëse do të jetë e domosdoshme edhe ai do ta bëjë vaksinën, por gjithmonë në varësi të këshillave që do t’i japin mjekët duke e konsideruar si një masë positive dhe parandaluese./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore