Shqipëria

Meta dekreton Gjermenin si ambasadore në misionin e OSBE-së në Vjenë


Presidenti i Republikë së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar të hënën e 21 shkurtit, ish-ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm pranë misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Gjermeni ishte një nga deputetet që nuk pranoi të merrte pjesë ne garë, duke u larguar nga politika aktive.

Në dëgjesën pranë Komisionit të Politikës së Jashtme, pak ditë më parë ajo u ndal tek ecuria e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare si edhe listoi prioritete që do të ketë ajo në këtë detyrë.

“Përkushtimi, përgjegjshmëria dhe puna ime do të jenë maksimale për të thelluar bashkëpunimin me Organizatën e OSBE, pjesëmarrja aktive në forume por edhe shtetet anëtarë të saj. Rritja e profilit të Shqipërisë dhe rolit aktiv të saj në OSBE por edhe Organizatat e tjera ndërkombëtare, do të jenë fokusi i punës dhe misionit tim në Vjenë”, theksoi Gjermeni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore