Lajme

Merret peng një profesor australian në malësitë e largëta të Papua Guinesë së Re


Një profesor australian është marrë peng në rajonin e largët malor të Papua Guinesë së Re, së bashku me tre studiues të tjerë.

Profesori, të cilin “The Guardian Australia” ka zgjedhur të mos e emërojë, thuhet se u përball me një grup të armatosur që kërkonte një pagesë shpërblimi nga qeveria e Papua Guinesë së Re dhe ajo australiane.

Besohet se profesori po kryente studime pranë malit Bosavi me të diplomuar dhe udhërrëfyes të Universitetit të Papua Guinesë së Re.

James Marape, kryeministri i Papua Guinesë së Re, ka konfirmuar raportet duke thënë se kontaktet ishin bërë.

“Dua të informoj familjet e atyre që janë marrë peng se kemi kontaktuar përmes burimeve dytësore”, ka thënë ai.

“Ne nuk inkurajojmë shpërblesën, por po e trajtojmë këtë me shumë zell dhe kujdes, sepse jeta është në rrezik”, ka shtuar ai.

Kurse kryeministri australian Anthony Albanese u ka thënë gazetarëve në Perth se do të kërkonte informim për këtë çështje.

Sakaq, Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë (DFAT) është kontaktuar për koment.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore