Bota

Merkel: Thirrje kundër antisemitizmit dhe racizmit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për të treguar vigjilencë ndaj ringjalljes së racizmit dhe antisemitizmit në të gjithë botën, duke e quajtur atë “përgjegjësi e përjetshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”. Ajo ka zhvilluar të mërkurën një ceremonie virtuale që shënonte 76 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auschwitz-Birkenau.

“Ne duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë për të siguruar që nuk shohim asnjë terren për antisemitizëm dhe racizëm. Të mbajmë qëndrim kundër antisemitizmit, qoftë ai i hapur apo i mbuluar”, u shpreh ajo.

Merkel ka falënderuar të mbijetuarit për rrëfimin e historive të tyre.

“Ne i nderojmë viktimat e Holokaustit duke i kujtuar ata dhe duke mësuar nga gjendja e tyre e vështirë”, shtoi ajo.

Pandemia e coronavirus-it ka sjellë që ngjarja Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit tw zhvillohen në internet.

Zhvillimi i ngjarjes online e përkujtimit të këtij viti është një kontrast i mprehtë me ngjarjen e vitit të kaluar. Në 2020-ën rreth 200 të mbijetuar dhe dhjetëra udhëheqës dhe mbretër evropianë u mblodhën në vendin e ish-kampit.

Sipas associated press, më shumë se 1.1 milionë njerëz u vranë nga nazistët gjermanë dhe rojet e tyre në Auschwitz. Shumica dërrmuese e të vrarëve në Auschwitz ishin hebrenj, por kishte dhe polakë, romë, homoseksualë dhe të burgosuri sovjetikë të luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore