Rajoni

Mediat Greke: Spitali Memorial i Fierit qartësisht ndërhyrje parazgjedhore


Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një ceremonie në pallatin presidencial, në Ankara, Turqi, 6 Janar 2021.

“Qartёsisht ndёrhyrje parazgjedhore e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan nё favor tё kryeministrit Edi Rama, pёrpra zgjedhjeve parlamentare, tё dielёn e 25 prillit”, kёshtu e kanё quajtur mediat greke ndёrtimin e Spitalit Memorial tё Fierit.

“Pёrmes kontaktit nё distancё, të Erdogan dhe Rama u krye përurimi i një spitali – një dhuratë nga presidenti turk për mikun e tij të ngushtë, siç e quajti vetё Edi Rama, u zhvillua ditёn e mërkurë, në qytetin shqiptar të Fierit”, raporton agjenicia mediatike SKAI.

Mediat greke janё ndalur nё disa citime tё kryeministrit Rama dhe atij Erdogan duke vendosur theksin tek marrёdhёnia e ngushtё miqёsore midis dy vendeve.

Ato kanё raportuar koston prej 70 milionё eurosh, kapacitetin e spitalit duke nёnvizuar afatin e shkurtёr nё tё cilin ai pёrfundoi.

Nё qendёr tё shkrimeve vendosej disa herё raporti midis dy presidentёve, madje vёllazёror, siç dhe vetё Erdogan e ka quajtur.

“Kryeministri shqiptar tha se Shqipëria është me fat që ka Turqinë “kaq miqësore dhe në të njëjtën kohë aq të gatshme për të qenë pranë Shqipërisë. Nga ana e tij, presidenti turk iu referua “popullit vëlla shqiptar” siç i përshkroi ai dhe bashkëpunimit strategjik në rritje, i cili, sipas Erdogan, buron nga historia e përbashkët e kulturës midis dy popujve”, tregon SKAI.

Tensionet Greqi-Turqi

Tensionet midis Greqisё dhe Turqisё kanё qenё gjithmonё nё vijё tё kuqe, teksa tё dyja vendet pretendojnё rezerva tё gazit nё Mesdheun Lindor.

Nё shtator tё vitit tё kaluar, Turqia dёrgoi anije pёr tё kryer kёrkime sizmike duke e nxehur konfliktin shumёvjeçarё tё territorit.

Shteti i Greqisё, me nё krye Kyriakos Mitsotakis u pёrgjigj duke paralajmёruar njё rritje tё forcave tё armatosura, gjithashtu furnizime me armё tё reja anti-tank, predha marine dhe raketa tё forcёs ajrore.

Po ashtu nё korrik 2021, Turqia njoftoi se po dërgonte një anije kërkimore në ujërat afër ishullit grek të Kastellorizo. Një distancë e shkurtër nga bregu i Turqisë jug-perëndimore.

Si përgjigje, Greqia kreu stërvitje detare me një numër vendesh të BE-sё, pёrfshirё Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).

Dy aleatët e NATO-s pretendojnё të drejta detare, duke nxitur frikën se tensionet mund të përshkallëzohen më tej.

Çështje të tjera tё dala nё pah, flitet t’i kenё intensifikuar, përfshirë ishullin e ndarë të Qipros dhe kalimin e migrantëve pёrmes Turqisё në Greqi.

Greqia gjithashtu kundërshtoi vendimin e fundit të Turqisë për ta kthyer muzeun Hagia Sophia- një katedrale e krishterë ortodokse për shekuj- në Stamboll përsëri në një xhami.

Së fundmi, një pjesë e Hagia Sophia-s ёshtё kthyer nё muze.

Bashkimi Evropian (BE), anëtare e të cilit ështё dhe shteti i Greqisё, bëri thirrje pёr njё qetёsim tё situatёs dhe nevojёn e zhvillimit tё njё dialogu tё pёrbashkёt.

Si pёrfundim nё janar tё kёtij viti, dy shtetet vendosёn tё ulen nё njё tryezё, nё pёrpjekje pёr tё shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në detin Egje dhe Mesdheun lindor.

“Mund të zgjidhet problemi i madh me Turqinë, nëse udhëheqësit e saj braktisin monologun e mosmarrëveshjes dhe ulen të bisedojnë”, ishte shprehur gjithashtu në parlament, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Në bisedime me Greqinë, ne shpresojmë që çështjet të trajtohen brenda kornizës së të drejtave, ligjit dhe barazisë dhe që të gjenden zgjidhje”, tha ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore