Shqipëria

Mbytet një 12-vjeçare në lumin Drin


Njё ngjarje e rëndë u regjistrua ditёn e mёrkurё, në njësinë Administrative Arras.

Një 12-vjeçare u mbyt në lumin Drin, në vendin e quajtur “Ura e Lushes”.

Trupi i tё miturёs u nxorr nga shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës.

Dyshohet se 12-vjeçarja u mbyt gjatё larjes në lumin Drin.

Vijojnё hetimet pёr zbardhjen e ngjarjes.

Lajm nё pёrditёsim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore