Jetesë & Stil

Mbretëresha Elizabeth, pranë Princit Philip në momentet e fundit


Mësohet se Mbretëresha Elizabeth ka qenë, pranë Princ Philip kur ai vdiq. Princi ndërroi jetë 99 vjeç, pas një sëmundje të rëndë. Njoftimi u dha nga nga familja mbretërore në një postim në profilin zyrtar në rrjete sociale.

Pallati Buckingham nuk ka pranuar të japë më shumë detaje, por mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë natës, të enjten. Në fillim të këtij viti, Duka i Edinburgut, 99 vjeç, kaloi 28 ditë në spital për trajtimin e një infeksioni dhe gjendje të mëparshme të zemrës, duke u kthyer në kështjellën Windsor më 16 mars.

Ndërsa shëndeti i tij u përkeqësua, mbretëresha nuk ka pranuar që ta dërgojnë sërish në spital. Bashkëshortja vendosi që burri i saj të vdiste në shtëpinë e tij, ‘në shtratin e tij’ dhe ‘me kushtet e tij’, sipas The Telegraph.

Një burim tjetër informacioni tha: Ai kaloi më shumë se katër javë në spital dhe gjithë kohën ka qenë në përpjekje për të shkuar në shtëpi. Ata i operuan zemrën në një përpjekje për t’i dhënë atij pak më shumë shpresa, mbase për të arritur 100 vjetorin.

Por ditët e tij të fundit i kaloi me dëshirën për të shkuar në shtëpi dhe mediat e huaja shkruajnë se Princi Philip ka ndërruar jetë pranë Mbretëreshës Elizabeth II.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore