Jetesë & Stil

Mbretëresha Elizabeth mërzitet që tre nga katër fëmijët e saj u divorcuan


Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth është “thellësisht e mërzitur”, pasi që tre nga katër martesat e fëmijëve të saj, nuk zgjatën dhe për më tepër ata përfunduan me divorc.

“Queen of Our Times: The Life of Queen Elizabeth II”

“Në pamjen e jashtme stoike, si gjithmonë, Mbretëreshës po i duken thellësisht shqetësuese bisedimet e divorcit”, shkroi Robert Hardman në librin e tij “Queen of Our Times: The Life of Queen Elizabeth II”.

“Një tjetër ish-anëtar i familjes kujton se, herë pas here, do të kishte një paraqitje të shkurtër të dëshpërimit të saj, për shkak të dështimeve në martesa të fëmijëve të vet”, thuhet tutje në libër.

Dy djemtë e monarkut 95-vjeçare, Princi Charles dhe Princi Andrew, dhe vajza e saj, Princesha Anne, u divorcuan të gjithë, duke e bërë djalin e saj, Princin Eduard, fëmijën e saj që ka qëndruar i martuar.

Një ish-punonjëse e pallatit i tregoi Hardman-it se Mbretëresha ishte “e pikëlluar” shumë për këtë.

Mbretëresha Elizabeth II

“Unë thashë, ‘Zonjë, duket se po ndodh kudo. Kjo është një praktikë pothuajse e zakonshme”, kujton ish-punonjësja, duke shtuar, “Por ajo thjesht tha: “Tre nga katër!” me trishtim dhe zemërim të plotë”.

Por, ish-sekretari i saj i shtypit, Charles Anson, zbuloi gjithashtu në libër se Mbretëresha qëndronte gjithmonë të qetë, madje edhe në vitin 1992 kur martesat e Charles, Andrew dhe Anne u rrëzuan të gjitha.

Charles Anson.

“Nuk mbaj mend asnjë rast të vetëm kur shkova për ta takuar dhe ajo ka bërtitur apo diçka të ngjashme”, i tha Anson, Hardman-it.

“Çështja ndonjëherë ishte e sikletshme, por ajo e vazhdoi atë. Është jashtëzakonisht qetësuese në ato situata të punosh për dikë që është aq e përmbajtur”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Anson shtoi se mbretëresha “nuk ishte asnjëherë nervoze dhe se ajo ishte plotësisht e qëndrueshme”.

Sa i përket mënyrës sesi Mbretëresha e trajtoi dramën shumë publike rreth Charles dhe Princeshës Diana, Hardman shkroi se stafi ishte i impresionuar me mënyrën se si ajo mund ta trajtonte skandalin.

Robert Hardman dhe Princi Philip.

“Strategjia e nënës së saj në këto situata – për të vazhduar sikur të mos ndodhnin – i kishte dhënë asaj pseudonimin ‘struc perandorak’ në mesin e stafit mbretëror”, shkroi Hardman.

“Përgjigja e mbretëreshës, si kurrë më parë, ishte të ndiqte shembullin e babait të saj, të zhytur nga ditët e tij në det, dhe t’i trajtonte fatkeqësitë si oqean”, ka shtuar ai.

Charles, 73 vjeç dhe Diana e ndjerë u divorcuan në vitin 1996 pas 15 vitesh martesë mes skandalit të tij të tradhtisë me Camilla Parker Bowles, me të cilën u martua në vitin 2005.

Princi Charles dhe Princesha Diana.

Dukesha e Cornwall-it, Camilla do të mbajë titullin “Mbretëresha bashkëshortore” kur Charles të bëhet Mbret.

Ndërkohë, Princesha Anne, 71 vjeçe, ishte e martuar me Mark Phillips nga viti 1973 deri në vitin 1992. Ajo u martua më pas me Timothy Laurence në vitin 1992.

Princesha Anne dhe Mark Philips.

Princi Andrew, 62 vjeç, ishte i martuar me Sarah Ferguson, Dukeshën e Jorkut, nga viti 1986 deri në vitin 1996. Që atëherë ai është akuzuar për abuzim seksual.

Djali i Mbretëreshës, Princi Eduard, 58 vjeç, ka qenë i martuar me Sophie, konteshën e Wessex që nga viti 1999.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore