Kosova

Mbledhje e OKB -së për Kosovën, Kurti takon shefin e UNIMIK-ut


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin

Në prag të mbledhjes së radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet këtë të premte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, me të cilin po ashtu ka biseduar edhe për gjendjen në komunat me shumicë serbe.

“Tanin prezantoi në pika të shkurta përmbajtjen e raportit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit. Raporti fokusohet në reformat e qeverisë, sundimin e ligjit, çështje të sigurisë si dhe gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin për media.

Kurti e falënderoi Tanin për njoftimin rreth raportit dhe ngriti disa shqetësime lidhur me pluralizmin dhe demokracinë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Duke qenë në prag të zgjedhjeve lokale, është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ku secili qytetar i Republikës voton mbi bazën e bindjeve personale dhe nuk i nënshtrohet presionit dhe frikësimit dhe se kur raste të tilla janë prezentë ato duhet të monitorohen dhe raportohen”.

Në njoftim po ashtu thuhet se “duke vënë në pah stabilitetin institucional në vend dhe faktin se qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë janë të interesuar për punë dhe drejtësi, mirëqenie dhe barazi, kryeministri theksoi domosdoshmërinë për të dënuar përpjekjet e strukturave kriminale dhe sulmet që u bënë në qendrat e regjistrimit në Zubin Potok dhe Zveçan”.

Ndryshe, UNMIK-u u vendos në Kosovë për të shërbyer si prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake pas miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 1244 në qershor të vitit 199

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore