Lajme

Mbi 10 milionë euro humbje nga djegia e fabrikës në Drenas – Lladrovci: Qeveria s’na ndihmoi


Foto: Albanian Post

Zjarri ende i pa shuar, por i lokalizuar e pa rrezik të mëtejmë, dëme përmbi 10 milionë euro, Komuna e vetme në këtë situatë pa mbështetjen e duhur të ekzekutivit qendror, është situata e krijuar pasi një fabrikë u rrëmbye nga flakët të hënën te Parku i Biznesit në Drenas.

Dyshimet e para ishin se zjarri në fabrikën në fjalë erdhi si pasojë e problemeve me rrymën, mirëpo, aktualisht nuk është qartësuar asgjë, derisa nga ekzekutivi lokal dhe zjarrfikësit kanë bërë me dije se situata është nën kontroll.

Në këtë rast nuk ka të lënduar, teksa nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se hetimet po vazhdojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Për më shumë detaje ndiqeni videon:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore