Shqipëria

Masat anti-Covid 19: Ndёshkohen 709 shtetas gjatё 24 orёve tё fundit


611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse dhe 92 qё udhёtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, janё ndëshkuar me masë administrative 3 mijё lekë, gjatë 24 orëve të fundit.

2 subjekteve që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, i’u vendos masa administrative 1 milionё lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijё lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00, sipas njoftimit tё policisё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore