Jetesë & Stil

Martohet Ariana Grande


Këngëtarja 27-vjeçare Ariana Grande, mësohet se është martuar me Dalton Gomez në një ceremoni private.

Ajo u fejua në dhjetor të 2020-ës. Ceremonia martesore është zhvilluar pranë shtëpisë së Arian Grandes  në Montecito, Kaliforni, aty ku jetojnë të gjithë të famshmit, si Oprah Winfrey, Ellen DeGeneres dhe Princi Harry dhe Meghan Markle.

Ariana dhe Dalton, agjent i pasurive të patundshme i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tradicionale.

Kush është Dalton Gomez?

Gomez ka lindur në  Kaliforninë jugore dhe ka punuar në tregun e pasurive të patundshme për pesë vjet, sipas biografisë së tij.

Këngëtarja ka ndarë lajmin e fejesës së tyre pak para Krishtlindjeve, në instagram duke treguar të gjithëve unazën e diamantit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore