Lajme

“Marshi për drejtësi” ishte marshi i dinjitetit qytetar


Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizimin dhe mbarëvajtjen e “Marshit për Drejtësi”, për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Marshi për drejtësi” ishte marshi i dinjitetit qytetar, ka deklaruar Ismail Tasholli.

“Familjarëve të Çlirimtarëve tanë, faleminderit që ishit dje me ne. Ky nuk ishte vetëm një marsh i rëndomtë, ky ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar, që di të peshojë vlerat themeltare të saj. E Kosova më shumë se kurrë ka nevojë të jetë bashkë sot. Faleminderit!”, tha ai.

Eliza Hoxha tha se dje ishte një ditë madhështore, në të cilën tërë Kosova u bashkua për historinë e saj.

“Të gjitha rrugët dje quan në Prishtinë. Dje Kosova u bashkua për historinë e saj. Dje Prishtina ishte e vogël për me i përqafu zemrat e mëdha të qytetarëve tanë. Përulësisht faleminderit për të gjithë ju”, ka thënë ajo.

Hoxha theksoi se maturia e qytetaria e treguar dje ishte për t’u admiruar.

“Na kishte marrë malli me i pa krejt bashkë, me e pa rizgjimin e Kosovës me krejt ngjyrat e saj”.

Por krejt kjo do të ishte e pamundur, ka thënë Hoxha, “pa vullnetarët që ndihmuan në organizim dhe mbarëvajtje, bashkë me Policinë e nderuar të Kosovës. Maturia e qytetaria e djeshme, ishte për t’u admiruar:, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, Ismail Tasholli ka falënderuar edhe bizneset, komunat, bashkësitë fetare dhe të gjitha grupet tjera shoqërore që kontribuuan në këtë organizim.

“Zemrën e madhe të bizneseve që gjithmonë kur është në pyetje UÇK-ja nuk kursejnë asgjë”.

“Afishet, bluzat, posterat, mesazhet, flamujt e çka jo tjetër, u bënë të mundura nga ata vetë. Faleminderit! Komunat e Kosovës, bashkë me kompanitë e transportit që i mundësuan gjithsecilit të vijnë në Prishtinë dje”.

“Ky marsh e ky mesazh nuk do të shkonte tek të gjitha audiencat pa personalitetet me influencë kulturore brenda dhe jashtë Kosovës. Falënderojmë edhe bashkësitë fetare, sportistë, klubet e sportit, tifozët, shoqatat e dala nga lufta, që nuk kursyen asgjë”, tha Tasholli.

E gjithë Kosova në Prishtinë, pjesëmarrje masive në Marshin për Drejtësi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore