Shqipëria

Maqedonasit kundërshtojnë Censin: Nuk pasqyron numrin real të minoritarëve


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vëren “me shqetësim serioz” rezultatet e publikuara paraprake të Regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Republikën e Shqipërisë në vitin 2023.

“Parregullsitë teknike në mënyrën e zbatimit të tij, të cilat janë vënë në dukje vazhdimisht nga shoqatat maqedonase në Republikën e Shqipërisë në prag të regjistrimit, por edhe gjatë zbatimit të tij, kanë rezultuar në publikimin e të dhënave paraprake, të cilat fatkeqësisht, nuk pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve etnikë në vend”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Ministria shpreh “pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior” dhe përdorimin e emrit të një vendi si zëvendësim për një bashkësi etnike”.

Ministria do ta thërrasë ambasadorin Danço Markovski për konsultime urgjente me qëllim të sqarimit të mangësive dhe mospërputhjeve në këtë proces, duke “shqyrtuar mundësitë për korrigjimin e duhur të lëshimeve të bëra dhe gjetjen e mënyrave më adekuate për veprim të mëtutjeshëm të përbashkët dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Shqipërisë”.

“Në periudhën e ardhshme, Ministria do të bashkëpunojë intensivisht me përfaqësuesit kompetentë të autoriteteve në Republikën e Shqipërisë dhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë në drejtim të promovimit të tyre kulturor dhe social brenda shoqërisë shqiptare, e cila për fat të keq dhe më shumë se padyshim u neglizhua plotësisht nga struktura e mëparshme politike në vendin tonë”.

Në mbyllje thuhet se të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve fqinje duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të rregullave, parimeve dhe vlerave të rendit juridik ndërkombëtar.

Ndërsa shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë thotë se nuk i njeh dhe refuzon “me indinjatë rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, të cilat i konsiderojmë falsifikim me urdhër të Bullgarisë”.

“Është sekret i hapur që Bullgaria kontrollonte regjistrimin e popullsisë gjë që vërtetohet edhe nga fakti se në Bullgari gjatë periudhës së regjistrimit në Republikën e Shqipërisë, në rrjetet sociale u publikuan foto të formularëve të regjistrimit këto të dhëna mbrohen me ligj, por nga materialet e publikuara rezulton se shërbimet bullgare kanë pasur akses në to”.

Gjithashtu theksojnë se në emër të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, “jo vetëm që nuk i njohim të dhënat e falsifikuara të regjistrimit të pakicës kombëtare maqedonase, por kërkojmë të njëjtën gjë nga shteti dhe institucionet ndërkombëtare, sepse këto rezultate të falsifikuara janë kundër rendit kushtetues dhe aspiratat europiane të Republikës së Shqipërisë”.

“Gjithashtu kërkojmë regjistrim të ri, të bazuar në standarde ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që do të pasqyrojë realitetin etnik në Republikën e Shqipërisë. Njëkohësisht, i kërkojmë Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin të kryejë hetim jo vetëm për INSTAT-in, por edhe për “të gjithë treguesit e veprimtarisë së paligjshme regjistruese nga regjistruesit, sepse ka dyshim të hapur për rolin e tyre në regjistrim”.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të informojë kryesinë e Bashkimit Federal të Kombësive Evropiane, FUEN, për “falsifikimin e regjistrimit, sepse në Shqipëri nuk ka “bullgarë etnikë””.

“Në asnjë nga 11 regjistrimet e kryera më parë, asnjë person nuk e deklaroi veten si bullgar. Bullgarë në territorin e Shqipërisë nuk ka, përveç se në ambasadën bullgare”.

Reagon AMIE pas rezultateve të Censit: U kontrollua nga Bullgaria, duhet ribërë

Në Shqipëri ka 2.4 milionë banorë, të dhënat zyrtare nga Censi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore