Shqipëria

Makina përplas të miturin në Tiranë/ 10-vjeçari jashtë rrezikut për jetën


Një aksident ka ndodhur pasditen e ditës së dielë, më 9 maj, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë Tiranë, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Për më tepër thuhej se drejtuesi i automjetit J.S., ka aksidentuar fëmijën e mitur A.B., 10 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore