Vende

Magjia e borës në këto vende


Dimri sjell me vete edhe magjinë e borës, duke i transformuar vendet malore në të jashtëzakonshme.

Ja cilat janë disa nga vendet më magjike.

Shirakowa, Japoni

Fshati historik Shirakawa-go me Gokayama-n fqinje, prej 26 vitesh bën pjesë në pasuritë e mbrojtura nga UNESCO.

Në të dy fshatrat, shtëpitë kanë çati që të kujtojnë dy duar të bashkuara në lutje. Forma e veçantë dhe kashta në përbërje, bëjnë që këto shtëpi t’i përballojnë reshjet e dendura të dëborës.

Zhenyuan, Kinë

Ndryshe njihet si Venecia e Guizhou-t, meqë qyteti i lashtë ngrihet në brigjet e lumit Wuyang e ofron pamje mahnitëse.

Me histori rreth 2 mijë e 300 vjeçare, qyteti ndahet në dy pjesë nga lumi e rrethohet nga male, ndërsa nuk mungojnë ndërtesat historike frymëzuese. Ujërat e lumit ofrojnë imazhe magjikë.

Goreme, Turqi

Njihet ndryshe si qyteti i “Oxhaqeve të zanave”, formacioneve karakteristike shkëmbore në formë piramide.

Fshati, bashkë me parkun kombëtar të goremes, përfshihet në pasuritë që mbrohen nga UNESCO prej vitit 1985 e është një prej vendeve më të prezantuar në Instagram në Turqi.

Sighisoara, Rumani

Sighișoara ka një qendër historike të ruajtur në mënyrë perfekte për strukturën karakteristike të kështjellave mesjetare.

Mes ndërtesave që formojnë qendrën historike, me interes të veçantë janë shtëpitë e artizanëve ku ende ruhen mjediset me pajisjet e punës.

Strasburg, Francë

Qyteti ka një qendër historike magjepsëse që në dimër bëhet magjike. Kur afrojnë festat e fundvitit, gjithçka vishet me zbukurime e drita shumëngjyrëshe.

Jo më kot, aty gjendet një prej tregjeve më të mëdhenj, shumëngjyrësh e të famshëm në Evropë. Gjithçka shtrihet nën këmbët e Katedrales madhështore.

Hallstatt, Austri

Këtu jemi në një fshat të vërtetë përrallor, me shtëpitë e shekullit të 16-të që pasqyrojnë imazhin e tyre në sipërfaqen e liqenit me të njëjtin emër.

Në rajonin e Salzkammerg-ut, malet janë imponues. Nga fshati, mund të merrni teleferikun që të çon në Salzwelten, në një minierë të vjetër kripe, me një liqen nëntokësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore