Bota

Lirohet nga burgu aktivistja saudite


Familja e aktivistes saudite Loujain al-Hathloul qё udhëhoqi fushatën për të legalizuar tё drejtat e grave për t’u bërë shofere, ka lajmёruar lirimin e saj nga burgu.

Loujain al-Hathloul u mbajt e burgosur për gati tre vjet.

Aktivistja 31-vjeçare u arrestua në maj të vitit 2018, së bashku me disa aktiviste të tjera, vetëm disa javë para se qeveria saudite të hiqte ndalimin.

Në dhjetor, një gjykatës dënoi al-Hathloul me pesë vjet e tetë muaj burg, sipas një ligji të gjerë kundër terrorizmit.

Akuzat kundër saj përfshijnë ndarjen e informacionit me diplomatë dhe gazetarë të huaj dhe përpjekjen për të ndryshuar sistemin saudit.

Gjykatësi pezulloi një pjesë të dënimit të saj, ndёrsa pjesёn tjetёr i’a konvertoi nё shёrbim komunitar.

Al-Hathloul tashmë ka apeluar dënimin e saj sipas ligjit kundër terrorizmit.

Masa për të liruar al-Hathloul ёshtё parё gjithashtu si një gjest nga qeveria saudite për të qetësuar konfliktet me SHBA-nё.

Ёshtё bёrё me dije se presidenti Biden, ka bërë thirrje për një “rivlerësim” të marrëdhënies SHBA-Arabi për shkak të të dhënave se mbretёria shkel tё drejtat e njeriut.

Disa të burgosur të tjerë janë liruar gjithashtu ditët e fundit.

Çështja e al-Hathloul

Aktivistja al-Hathloul u bё veçanërisht shume e famshme.

Rreth kohës së arrestimit të saj në vitin 2018, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman po përpiqej të shfaqte veten si reformator dhe modernizues shoqëror, duke hapur mbretërinë ndaj ndryshimeve shoqërore.

Në të njëjtën kohë, ai goditi disidencën, burgosi klerikë, biznesmenë dhe aktivistë.

Ndërsa ishte pas hekurave, al-Hathloul u bë një emblemë e luftës për të drejtat e grave në Arabinë Saudite.

Lirimi i saj këtë ka të ngjarë të vijë me kufizime në lëvizje, nё deklarata pёr media, aktivizëm  dhe largim nga vendi, sipas familjes tё saj.

“Për të, kjo nuk është liri” u shpreh motra e saj Lina NPR nga Brukseli në ditët para lirimit të saj.

Abdullah Alaoudh, drejtori i kërkimit Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për demokraci për botën arabe, tha pёr NPR se al-Hathloul në veçanti ka paraqitur një problem për mbretërinë.

“Aktivitetet e saj shkatërruan gjithë narrativën qeveritare për fuqizimin e grave. Kjo është arsyeja pse shkakton konflikt nё anën e tyre”, tha ai para lirimit të saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore