Lajme

Lirohet kosovari i arrestuar në Serbi


Kushtrim Bytyqi, shtetas kosovar nga Komuna e Fushë Kosovës që u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare midis Kroacisë dhe Serbisë të dielën e 26 nëntorit, derisa po kthehej në vendlindje nga Gjermania, është liruar.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, avokati i të arrestuarit, Xhevdet Smakiqi.

“Po është liruar dhe ai po vjen në shtëpi, posa të vjen do e shohim nëse ka pasur dhunë ndaj tij nga autoritet serbe. Shteti duhet të interesohet më shumë që mos të ketë këso ndalesa”, tha ai.

Bytyqi është arrestuar ngase i është gjetur karta identifikuese e babait të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore