Lajme

Limaj për Kurtin: Di ta bëjë vetëm një punë, mashtrimin dhe përçarjen


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka dëshmuar tash e 20 vite që dinë ta bëjë vetëm një punë, “mashtrimin shpifjen, përbaltjen, përplasjen dhe përçarjen”.

“Qe një vjet e nëntë muaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i janë grumbulluar punët dhe problemet, të qenit në Qeveri është diçka tjetër me të qenurit në opozitë”, tha Limaj në RTV Dukagjini.

Ai thotë se Kurtit ju kanë grumbulluar punët në qeveri, “nuk po din çka të bëjë”.

“Me pas takime me Vuçiç-in bën, mos të raportojë në Kuvend bën. Mashtrimi dhe shpifja ju ka shitë. Po e nis për të dytën herë”.

Lideri i Nismës ka theksuar se këtë vit Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë asnjë investim kapital.

Lëvizja Vetëvendosje: Përfituesit e terminaleve për një vit i kanë përvetësuar 37 milionë euro

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, sërish përmes një video ka përmendur ish-pushtetarë e deputetët, për të cilët ka thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.

Përmes videos së publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, VV-ja ka thënë se 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.

“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet në njoftim.

VV-ja, ka përmendur edhe personat që sipas tyre kanë privatizuar terminale doganore. Në video përmendet deputetja e PDK-së, Margartita Kadriu, për të cilën është thënë se kishte fituar një terminal doganor në këmbim të votës për presidentin.

Gjithashtu, janë përmendur fëmijët e Isa Mustafës, Sami Lushtakut dhe Devollët.

“Pra, terminali i Margarita Kadriut, terminali i djemve të Isa Mustafës, terminali i Sami Lushtakut, terminali i Devollëve, e këso terminale që e kanë bartë shtetërore e shoqërore te familjet e fuqishme. 37 milionë euro i kanë përvetësuar prej 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve, 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre terminaleve”, thuhet në videon e LVV-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore