Shqipëria

Lezhë, procedohet penalisht shtetesja për zjarrvënie


Në Ishull Shëngjin, po procedohet penalisht për zjarrvënie shtetasja Z. T., të martën e 10 gushtit.

Kjo shtetase pasi ndezi zjarr në oborrin e banesës së saj flakët u përhapen duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota.

Procedimi i saj vjen në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

E gjithë Shqipëria është kapluar nga flakët, teksa akuzat kryesore nga qytetarët janë ato për zjarrvënie të qëllimshme. Pikërisht mbi këto informata, Policia ka evidentuar rastet dhe ka vepruar për kapjen e autorëve.

Deri më tani në Vlorë e Sarandë janë ndaluar dhe janë vënë në pranga dy autorë të dyshuar për zjarrvënie.

Pesë autorë janë arrestuar më 7 gusht dhe pesë të tjerë të dielën e 8 gushtit.

Katër, kanë qenë rastet e goditura në 24 orët e fundit. Përkatësisht në Durrës, Belsh, Librazhd dhe Fier.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore