Lajme

‘Letra që rrëzoi Murin e Berlinit’ në qendër të mosmarrëveshjes mes muzeut të Bonn-it dhe Bild-it


Ekziston një copë letër që ka një rol të paharrueshëm, thuajse magjik në historinë gjermane.

Shënime të shkruara me stilolaps në një letër të hollë, format A4.

Günter Schabowski, lideri i partisë komuniste SED, e mbajti atë në dorë mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, kur, në një konferencë katastrofike për shtyp, ai pa dashje shkaktoi hapjen e portave dhe rrëzimin e Murit të Berlinit.

Një betejë e ashpër shpërtheu për atë shënim – që tani ruhet në Haus der Geschichte në Bonn – që mund të ketë pasoja edhe në trashëgimi të tjera për muzetë.

Historia është pjesë e mitologjisë së Berlinit dhe ka si protagonist një italian.

Në fund të konferencës për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt në TV, korrespondenti i Ansa-s Riccardo Ehrman pyeti Schabowski nëse kishte ndonjë lajm në lidhje me udhëtimet në Perëndim nga qytetarët.

Dhe Schabowski, i cili kishte marrë letra me vendimet e fundit të partisë pa i lexuar ato, i shfletoi dokumentet dhe tha se ata mund të largoheshin “pa kufizime”.

Çka shkaktoi një konfuzion të tmerrshëm: dispozitat nuk zbatoheshin për të gjithë, por vetëm për ata pak mbajtës të pasaportave dhe hynin në fuqi nga ora 04:00 e mëngjesit.

Radhët u krijuan menjëherë në vendkalimet derisa u hap Bornholmer Strasse. Për këtë pyetje, Ehrman u bë “njeriu që rrëzoi Murin e Berlinit”.

Copa e letrës u zhduk dhe u rishfaq në vitin 2015 në muzeun e Bon-it, i cili e bleu atë për 25 mijë euro nga një shitës anonim.

Vetëm se Bild dëshiron të dijë emrin, duke e paditur muzeun dhe duke fituar dy herë, ky është apeli i tretë në Münster.

Por drejtori, Harald Biermann, refuzon t’i bindet dënimit. “Nëse e bëjmë publik emrin do të jetë një fatkeqësi. Askush nuk do t’u ofrojë më piktura muzeve nëse identiteti i tyre duhet të dihet”.

E veja ruse e Schabowskit, Irina, gjithashtu pretendon lapsusin si pjesë të trashëgimisë së saj.

Ka edhe një ndërlikim tjetër.

Gazetari gjerman Peter Brinkmann (i cili mori pjesë në shkëmbimin midis Ehrman dhe Schabowski dhe për këtë arsye pretendon titullin e njeriut të dytë që rrëzoi Murin) ka një version tjetër.

Ai ishte mik i mirë me Schabowski.

Sipas tij, lideri i SED-it e ka shkruar atë punim, por më vonë në mbrëmje. Sapo mbërriti në shtëpi, Schabowski – sipas Brinkmann – hapi një birrë dhe duke parë TV perëndimor me gruan e tij pa se çfarë po ndodhte pa e lidhur atë me konferencën për shtyp.

Më vonë, i frikësuar, përgatiti atë shënim, si justifikim dhe provë se gjithçka që ai kishte thënë ishte dakorduar me drejtuesit.

Ndaj do të ishte një falsifikim. Por kjo nuk i prish mitet dhe gjetjet, askush nuk e beson versionin e Brinkmann.

Marrë nga “La Repubblica”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore