Jetesë & Stil

Leonardo DiCaprio ndahet nga modelja 25-vjeçare


Aktori i njohur hollivudian Leonardo DiCaprio është sërish beqar.

Pas katër vitesh lidhjeje, ai ndërpreu kontaktet me modelen Camila Morrone.

Lajmi është raportuar nga revista “People”, duke cituar burimet e saj.

Ndarja e tyre ishte një surprizë e madhe, pasi së fundmi të gjithë prisnin që DiCaprio t’i bënte një propozim martese Morrone-s.

Më herët, botimi raportoi se DiCaprio madje e prezantoi modelen me prindërit e tij, gjë që tregonte qëllimet e tij serioze.

Për momentin, asgjë nuk dihet për arsyen e ndarjes, si dhe se kush e inicioi prishjen e marrëdhënieve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore