Kosova

Lekaj deklarohet i pafajshëm edhe në shqyrtim gjyqësor për rastin e 53 milionëshit


Pal Lekaj.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është deklaruar i pafajshëm edhe në shqyrtim gjyqësor në rastin e 53 milionëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me Lekajn u deklaruan edhe tre të akuzuarit e tjerë Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe në seancën fillestare të mbajtur me 4 maj të 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pa fajshëm për veprën penale që iu vihen në barrë.

Më 4 shkurt, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.

Bechtel &Enka” ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Arsyeja thuhet se është ndarja e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Buxhet ky që ishte ndarë nga qeveria Haradinaj në qershor të vitit 2018.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

“Nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Personat e akuzuar konsiderohen si të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Më 18 janar, prokurori special, Atdhe Dema, kishte kërkuar që ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, të shpallet fajtor së bashku me ish-zyrtarin e komunës Ismet Isufi zyrtarin Gani Rama dhe biznesmenin Veli Hajdaraga.

Pal Lekaj, akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune.

Për keqpërdorim pozite po akuzohej edhe Isufi dhe Rama, ndërsa për mashtrim me subvencione po akuzohet Veli Hajdaraga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore