Jetesë & Stil

Kylie Jenner reagon pas tragjedisë në “Astroworld”


Travis Scott, Kylie Jenner

Pas tragjedisë së ndodhur në natën e hapjes së festivalit “Astroworld”, ku humbën jetën të paktën tetë persona, dhe ku kishte performuar rep artisti i famshëm, Travis Scott, ka reaguar edhe gruaja e tij, modelja, Kylie Jenner.

Përmes një postimi në Instagram, Kylie ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë të thyer emocionalisht, ndërsa ka thënë se ky i fundit brengoset tej mase për fansat e tij.

Travis Scott gjatë performancës së natës së “terrorit”.

“Travis dhe unë jemi të thyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë atë që humbën jetë, u lënduan dhe u prekën në çfarëdo mënyre në koncertin e djeshëm”, ka thënë ajo.

Madje, duke i dalë partnerit të saj në krah, Jenner, ka tentuar t’i hedh poshtë të gjitha paragjykimet që iu janë drejtuar Travis Scott, ndërsa e kanë gjykuar për mos ndërprerje të performancës përkundër tragjedisë së ndodhur.

“Gjithashtu për Travisin, që e di se brengoset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin në Huston. Dua ta bëj të qartë se ne nuk ishim në dijeni për ngjarjen derisa dolën lajmet, sepse për asgjë në botë nuk do të kishim vazhduar të filmonim apo performancën”, ka thënë modelja 24 vjeçe.

Përpos Kylie Jenner, rreth kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe vetë rep artisti, Travis Scott, i cili përmes një statusi në Twitter, ka thënë se ndihet plotësisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi në koncertin e tij, ndërsa është në bashkëpunim të plotë me policinë.

https://twitter.com/trvisXX/status/1457018948109705217/photo/1

Gjithsesi, Kylie nuk ishte e vetmja familjare e Travis që ishte pjesë e koncertit, pasi që bashkë me të ishte edhe vajza e tyre – Stormi.

Ndryshe, paktën tetë persona vdiqën dhe dhjetëra tjerë u lënduan pas një rritje të turmës në natën e hapjes së festivalit “Astroworld” në Huston, Teksas.

Festivali i tretë vjetor “Astroworld”, ishte planifikuar të zhvillohej nga e premtja deri të shtunën, ai ishte planifikuar të prezantonte artistë duke përfshirë SZA, Bad Bunny dhe 21 Savage

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore