![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/03/kuvendi-i-kosoves-1-scaled.jpg)
Kuvendi i Republikës së Kosovës të mërkurën e tre marsit mban seancë plenare, ndërsa në rend dite do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në orën 10:00, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Rendi i ditës do të nisë më deklarimet jashtë rendit të ditës, më pas me pyetje parlamentare.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com