Shqipëria

Kushi: Miratuam vendimin për kodifikimin e programeve të studimit


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në konferencë për mediat bëri me dije se kodifikimi i programeve të studimit ishte një nga vendimet e qeverisë.

Ajo tha se ky është një detyrim që rrjedh nga ligji për arsimin e lartë dhe ofron lehtësira, për personat që duan të ndryshojnë degë studimi, ose dhe ata që janë në degë të ngjashme.

“Miratuam vendimin për kodifikimin e programeve të studimit. Kodifikimi nënkupton organizimin e programeve të studimit në kode që identifikojnë fusha të ngjashme. Është një detyrim që rrjedh nga ligji për arsimin e lartë. Sipas ligjit, të gjitha programet e studimit që ofrohen në fusha të ngjashme në të njëjtin cikël, duhet të jenë të ngjashme së paku në 70% të tyre. Kjo u vjen në ndihmë institucioneve, duke filluar nga vetë universitetet”.

Kushi theksoi se, së fundmi, përfitojnë studentët sepse do të jenë më të qartë kur bëjnë transferimin e shërbimeve nga një Universitet apo një tjetër.

“Kodifikimin e kemi konsultuar me detaje me universitetet dhe i jemi referuar sistemit ndërkombëtar për kodifikimin e programeve. Besoj që vendimi i sotëm është një tjetër hap për përmirësimin e cilësisë së universiteteve tona”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore