Kosova

Kurti e Vuçiç s’u takuan në Bruksel, Hill: Jemi pak të dekurajuar


Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thenë se “jemi të dekurajuar” për shkak të dështimit të takimit të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE).

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic” të premten, ambasadori amerikan në Beograd ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, derisa ka vlerësuar gatishmërinë e palës serbe për t’u ulur në tryzezën e negociatave.

“Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progres, sepse, kanë kaluar shumë muaj që nuk ka ndodhur shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa probleme. Jam i kënaqur që pala serbe ka qenë e gatshme të bisedojë. Kjo është e rëndësishme”.

Pavarësisht përpjekjeve të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, kreu i ekzekutivit kosovar dhe presidenti serb nuk u ulën në tryezën e negociatave, më 26 qershor. Kryeministri Kurti paraqiti tre kushte që duhen plotësuar nga Serbia si garanci për angazhimin e mëtejmë në dialog.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar. Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme, ata nuk kanë arritur akoma t’i bindin palët që ta zbatojnë të njëjtën.

Lëvizja në “minutën e fundit” e Kurtit, një “sukses momental” në dialog, por mund t’i vë faj Kosovës – si bllokuese e procesit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore