Film

Kur do të shohim “Narcos” tre


Në një intervistë në maj të vitit 2020, pop-ylli latin, Bad Bunny, zbuloi se në fillim të vitit ai ishte duke xhiruar skena si një aktor dytësor për serialin Narcos, Meksikë. Por për shkak të Coronavirus-it, prodhimi i serialit u desh të shtyhej.

Më 28 tetor 2020, Hollywood Reporter, komunikoi që shfaqja ishte rinovuar zyrtarisht dhe se do të vinte me një numër ndryshimesh të mëdha edhe në kastin e aktorëve.

Koha ndërmjet sezonit të parë të filmit  dhe të dytë ishte pesëmbëdhjetë muaj, dhe nëse zbatohet e njëjta logjikë për sezonin e tretë, atëherë mund të mendonim se “Narcos tre” mbërrin në maj 2021. Sidoqoftë, me të gjitha vonesat, kjo duket gjithnjë e më e vështirë, ndaj ka gjasa që seriali do të transmetohet në 2022-shin në  platformën Netflix./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore