Shqipëria

Kufoma e shqiptarit të gjetur në Paros, plagët nuk vijnë nga akte kriminale


Autoritetet policore në Paros të Greqisë janë duke hetuar misterin e kufomës së shqiptarit, i cili u gjet gjet aksidentalisht nga këmbësorët mesditën e 30 janarit.

Nga hetimet e para, plagët e shkaktuara, kryesisht në kokë, supozohet se nuk vijnë nga veprimtari kriminale.

Sipas informacioneve të fundit, i ndjeri ishte një 28-vjeçar i mërguar nga Shqipëria. Që nga vera e vitit të kaluar, mësohet se ai jetonte në një manastir të Paros-it. Ditët e fundit u largua nga manastiri dhe gjurmët e tij u zhdukën.

Kontrolli mjeko-ligjor, i cili do të kryhet në Pire, do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore