Lajme

Kryespiuni ukrainas i arrestuar në Serbi mund të transferojë të dhëna tek shërbimet speciale ruse


Ish-gjenerali i Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë (SBU), Andrey Naumov, mund të mbledhë dhe të transferojë të dhëna tek shërbimet speciale ruse të cilat përbëjnë një sekret shtetëror.

Kjo, në lidhje me sistemet e sigurisë të zonës së përjashtimit të Çernobil-it.

Më 7 qershor, Naumov u ndalua në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nën dyshimin për pastrim parash.

Lajmin e bëri të ditur projekti investigativ “Schemes”, duke cituar përgjigjet nga Byroja Shtetërore e Hetimit (SBI).

“Një hetim paraprak po kryhet për tradhti të lartë të mundshme të një qytetari ukrainas, i cili, ndërsa mbante pozicionin e kreut të një ndërmarrje shtetërore që siguron funksionimin e zonës së përjashtimit të Çernobil-it, dhe më pas në pozicionin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, grumbulloi informacione për funksionimin e sistemeve të sigurisë të zonës së përjashtimit të Çernobilit dhe karaktere të tjera informacioni konfidencial”, thuhet në përgjigje.

Para se t’i bashkohej SBU-së, Andrey Naumov drejtoi ndërmarrjen shtetërore “Qendra për Mbështetjen Organizative, Teknike dhe të Informacionit të Menaxhimit të Zonës së Përjashtimit”.

Në rastin e “fakteve të mundshme të kryerjes së tradhtisë së lartë nga Naumov”, oficerët e SBI-së kryen kontrolle në adresat e “personave që mund të përfshihen në mbledhjen dhe transferimin e informacionit që përbën sekret shtetëror në një shtet të huaj, organizatë të huaj ose përfaqësues të tyre”, thuhet në reagimin e autoriteteve ligjzbatuese.

“Aktualisht po merren masat e nevojshme për zbardhjen e të gjitha rrethanave objektive të veprës penale dhe personave që mund të përfshihen në bashkëpunim me shërbimet speciale dhe forcat pushtuese të vendit agresor”, nënvizoi institucioni.

Së bashku me të u ndalua edhe shtetasi gjerman Alexander Akst, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve në Ukrainë.

Në makinën që drejtonin autoritetet serbe gjetën 600 mijë euro, 125 mijë dollarë dhe të paktën dy smeraldë me vlerë.

Tashmë autoritetet serbe dhe ambasada e Ukrainës në Beograd nuk i janë përgjigjur pyetjes se ku është i arrestuari dhe nëse është ngritur çështja e ekstradimit të mundshëm.

Avokati i Andrei Naumov, Viktor Gostilyats, deklaroi për “Radio Liberty” se klienti i tij mohon çdo akuzë për pastrim parash.

Ai konfirmoi se Naumov dhe Akst ishin në paraburgim në qytetin e Nish-it në Serbinë jugore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore