Lajme

Kryeministrja finlandeze kalon testin e drogës pas festës


Testi i drogës i kryeministres finlandeze Sanna Marin, të cilin e kreu nën dyshimin publik se kishte përdorur kokainë, ka rezultuar negativ.

Lajmi u bë i ditur nga qeveria finlandeze, duke cituar mesazhin e publikuar të hënën.

“Testi i drogës që kryeministrja Sanna Marin bëri më 19 gusht 2022, nuk zbuloi asnjë drogë”, thuhet në raport.

Ata vërejnë se Marin e pagoi vetë testimin.

Marin u desh të justifikohej për shkak të një feste me miqtë dhe të siguronte se nuk përdorte drogë, pasi video me pjesëmarrjen e saj u shfaq në rrjet.

Në videot e publikuara, kryeministrja ishte në një festë me disa personazhe publike finlandeze, duke përfshirë deputeten Ilmari Nurminen dhe prezantuesen Tinni Wikström.

Në pamjet e zbuluara, Marin shihet duke kërcyer e lumtur me disa miq.

Sipas saj, festa u zhvillua disa javë më parë – fillimisht në dy apartamente private, dhe më pas festimet vazhduan në dy lokale.

Gjithsej rreth 20 persona pushuan me kryeministren, në grup ishin miqtë e saj, por edhe persona të panjohur për të.

Më vonë, Marin tha se ajo kaloi një test droge për të larguar dyshimet për përdorimin e drogës në festë, video e së cilës u shfaq në media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore