Shqipëria

Kryemadhi: Prioritet për shqiptarët do të jetë arsimi


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në Facebook shkruan se LSI-ja ka prioritet arsimin.

Kryemadhi thekson se e ardhmja e Shqipërisë bazohet tek arsimimi dhe më tej punësimi i rinisë.

Ajo aludon se LSI, ka një plan të qartë për të ndërlidhur arsimin me punësimin e të rinjve. Kjo, duke studiuar me vëmendje tregun e punës.

Kryemadhi thoqë që me ardhjen në pushtet të LSI-së do të krijohet një system arsimor cilësor. “Një sistem që prodhon profesionistë, jo kartona diplomash”. Kjo, për t’iu siguruar të rinjëve punësim të mirëpaguar dhe për të krijuar besimin se e ardhmja e tyre është Shqipëria.

“Do të realizojmë reformë tërësore në arsim”, vazhdon liderja e LSI-së.

Si fillim, duhen paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit dhe duhet lidhur shkolla me tregun e punës.

Me ardhjen në pushtet të LSI-së, investimi që do të bëhet në arsim do të jetë 5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ajo sqaroi masivizimin e programit ‘Mëso dhe Fito’. Program ky, që u mundëson profesionistëve të rinj të punojnë dhe fitojnë pranë biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë.

Kryemadhi e mbylli videon duke u zotuar më investime në kërkimin shkencor dhe inovacion, në mënyrë që rinia shqiptare të konkurojë me rajonin dhe botën.

Programi prezantohet si paraprirje e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.

Në zgjedhjet e ardhshme, LSI-ja pritet të bëjë koalicion me Partinë Demokratike (PD).

Kryemadhi është shprehur se nëse nuk i plotësohen pikat e programit të saj, LSI-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti.

LSI-ja është partia e tretë më e madhe në Shqipëri.

Në vitin 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim, mori reth 14% te votave totale.

Deputetët e LSI-së në shkurt të 2019 dorëzuan mandatet parlamentare.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore