Shqipëria

Meta-Kryemadhi përballen kokë më kokë, për ‘familjen’ dhe partinë


Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar pasditen e sotme. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbërritur njëri pas tjetrit duke u përballur për herë të parë publikisht pas përplasjeve brenda partisë.

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me nepotizimin në parti.

“Të vendoset pikë staturore që buxheti i fushatave elektorale të jetë i qartësuar qartë në statut në përdorim për të gjitha gratë dhe vajzat kandidate që do të jenë kandidate në këshillin kombëtar. Po dëgjojmë vetëm nepotizëm prej 2 javësh. Do tu isha mirënjohëse të më përcaktonin se çdo të thotë fjala nepotizmi në partinë politike. Parti politike do të thotë bashkim kombëtar dhe nuk ka asnjë fjalë në ligjin për partitë politike për nepotizëm. Personat që e kanë hartuar të më argumentojnë fjalën nepotizëm. Në një parti politike rëndësia më e madhe është meritokracia”.

Në përgjigje të Ilir Metës që flet për tradhtarë, në mbledhjen e Komitetit, Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka çfarë kokash të presë.

“Tradhtarët në krye të PL, mes të cilëve dhe unë I ka mbyllur derën shumë prej jush. Prioritet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë dhe krijimi i hapësirave të reja dhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. Edhe Monika bën gabime sepse nuk është e pagabueshme”.

Ajo theksoi se “PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka çfarë kokash të presë”.

“Ka nevojë për një program të ri që i jep më shumë hapësirë grave dhe vajzave, por jo atyre që I presin kokën njëra tjetrës. Detyra jonë nuk është që të presim radhën duke eliminuar shokët… Detyra e PL është që morali dhe sfidat e të gjithë anëtarëve të PL është integrimi Europian. Detyra jonë është të forcojmë familjen, jo ta shkatërrojmë atë.  Detyra jonë nuk është të vi me Piaggio dhe të largohet me Range Rover. Sot me qindra dhe mijëra djem dhe vajza të LSI që sot e adhurojnë lëvizjen në fakt kanë dhimbje, ka dhimbje kur shikojnë sesi shkërmoqet imazhi i Metës. Kryetari i partisë nuk është administrator godine”.

Teksa Kryemadhi fliste për nepotizmin në partitë politike, Ilir Meta është shkrirë së qeshuri.

Kryemadhi i kërkoi një shpjegim për fjalën nepotizëm që Meta ka përdorur ditët e fundit, ndërsa ky i fundit ka hapur google duke i cituar se se partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.

“Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi”.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh i bindur se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje. Sipas tij, do jetë vota që do të vendosë kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.

“Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim. Ky rast është edhe për raste të tjera që kemi në komitet drejtues”, tha kreu i PL.

Me tone të ashpra kreu i PL-së Ilir Meta këmbënguli në atë që ka artikuluar ditët e fundit se ka nepotizëm në Partinë e Lirisë. Ai tha se më 27 prill do të ekzekutojnë nepotizimin.

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, askënd. Askush s’ka të drejtë të bëjë viktimën. Ne ekzekutojmë fenomenin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore