Shqipëria

Kryemadhi: Roskoveci një bashki e pasur me burime natyrore, njerëzit të varfër


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një bisedim me qytetarët e Roskovecit pjesë e takimeve elektorale përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prill 2021. Roskovec 21 mars 2021

Kryetarja e Partisё Lёvizja Socialiste pёr Integrim(LSI) gjatë takimit të rradhës në qytetin e Roskovecit zhvilloi një bisedim me qytetarët rreth problematikave vendit.

Ajo u ndal veçanërisht tek shpopullimi i zonës, duke sjellë në vëmendje krijimin e mundësive të punësimit, shitjen  prodhimeve të fermerëve, rritjen ekonomike dhe “mundësimin e njerëzve për të jetuar një jetë të qetë e të lumtur në qytetin e tyre”.

“Unë jam e bindur, sot më shumë se kurrë se në Roskovec jo veç do të dalim shumë mirë, por do të jemi forcë e parë se të mendosh në një qytet të braktisur të keq kaq shumë burra, gra, djem, që të na japin shansin dhe mundësinë për të kontaktuar me ju është një shans i madh”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë pjesё e bisedimeve në qytetin e Fierit ishte situata e pasurisё mjedisore tё naftёs, nё zonёn e Ballshit. Sipas nafёtarit, rafineria e nevojshme pёr pёrpunimin e saj ёshtё inekzistente, ndёrkohё puset e naftёs abandonuar.

“Nuk ka strategji sepse nuk ka naftë. Aktualisht Shqipëria, nuk e rafinon dot naftën dhe po të dojë, sepse nuk ka rafineri dhe rafineria e Ballshit është shumë e vjetër”, u shpreh naftёtari.

Kryemadhi u shpreh se çёshtja e industrisё sё naftёs duhet tё marrё njё vёmendje tjetёr politike dhe ekonomike nga ana menaxheriale.

“Gjithë qyteti i Fierit, Roskovesit, Mallakastra, Kuçova janë qytete që jetojnë më industrinë e naftës, qoftë në prodhim qoftë në përpunim. Janë disa çështje që jo vetëm duan një studim fizibiliteti por duan dhe një vullnet politik”, u shpreh kryetarja.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore