Shqipëria

KQZ kthen për shqyrtim listat e 2 partive


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë seancës publike ditën e enjte, më 10 mars, ka vendosur kthimin për korrigjimin e dokumentacionit të listave shumëemërore të kandidatëve për deputet.

Përkatësisht kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, tha se këto lista janë nga radhët e Koalicionit Aleanca AL, dhe Partia Aleanca Kombëtare.

Kujtojmë se një ditë më parë, KQZ-ja ka kthyer për korrigjim listat e katër partive të tjera.

Partitë që do të korrigjojnë listat e tyre janë Lëvizja e Re, Aleanca Demokracia e Re, Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Sipas rregullores së KQZ-së, afati për të shqyrtuar këto lista është 48 orë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore