Shqipëria

KQZ, përcaktohet renditja e partive në fletën e votimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përcaktoi renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, pas hedhjes së shortit. E para në listë është renditur Partia Socialdemokrate, duke u ndjekur nga Partia Balli Kombëtar. E treta në listë është Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim.

Partia Bindja Demokratike renditet e katërta. Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK) është i pesti në listë. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gjashta në fletën e votimit. Partia Nisma Thurje renditet e shtata, ndërkohë që  Partia Lëvizja e Re është e teta në fletën e votimit.

Koalicioni i Partisë Demokratike, Aleanca për Ndryshim  renditet i nënti.

Partia Aleanca Demokracia e Re është e 10-ta, ndërsa Partia Lëvizja për Ndryshim është e 11-ta.   Ndërkohë, që Partia Socialiste renditet e 12-ta në listë. I 13-ti në listë është një kandidat i pavarur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore