Kosova

KQZ certifikon 48 subjekte politike për zgjedhjet lokale në Kosovë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ)

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar partitë politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në mbledhjen e mbajtur të enjten, KQZ certifikoi 48 subjekte politike prej të cilave 18 parti politike, 1 koalicion, 17 inciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.

Kurse numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që përfaqësojnë këto subjekte politike është rreth 550 kandidatë, ku rreth 30 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe më shumë se 500 kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Me 11 vota për është certifikuar iniciativa qytetare “Lista Guxo” me kandidatin për Komunën e Ferizajt për zgjedhjet Lokale. Me 11 vota për është certifikuar Partia Demokratike e Unitetit. Po ashtu me 11 vota për  është certifikuar Partia Rome e Bashkuar e Kosovës e cila ka kandidat në Prizren.

Gjatë kësaj mbledhje KQZ, mori vendim për mos certifikimin e dy kandidatëve të pavarur, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetajt, ka treguar se aktualisht janë duke punuar për ndërrimin e qendrave të votimit.

“Është periudha e shërbimit për ndërrimin e qendrave të votimit e cila ka filluar me 20 korrik dhe do të përfundojë me 7 shtator. Deri në këtë periudhë, deri me datën 26 gusht kanë aplikuar 4 mijë 402 votues për të kërkuar ndërrimin e qendrës së votimit përmes platformës onilne”.

Ahmetaj ka thënë se prej tyre janë 3 mijë 900 janë përmes platformës onilne dhe 486 kërkesa janë parashtruar në zyrat e Komisionit të zgjedhjeve përmes formularit aplikimit për ndërrimit të qendrave.

“Ka filluar edhe periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit të listës së votuesve, periudhë e cila ka filluar me 24 gusht dhe përfundon me 7 shtator”, ka deklaruar ai.

Ahmetaj ka bërë të ditur se janë afër nënshkrimit të kontratës për shtypjen e flet votimeve.

“Janë zhvilluar të gjitha procedurat e kontraktimit për shtypjen e fletëvotimit është dhënë njoftimi për dhënien e kontratës është publik dhe tani më mund të konsiderojmë që jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës për shtypjen e fletë votimit”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pas analizimit dhe vërtetimit rezulton se vetëm salla “1 Tetori”, e cila gjendet në Prishtinë, është qendër e votimit e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa lokacionet tjera nuk ndërlidhen me procesin e votimit që organizon Komisioni i Zgjedhjeve.

Ahmetajt ka treguar se janë në “fazën e identifikimit të lokacionit më të afërt me qëllim që t’i bartim këta votues në një lokacion tjetër ku mund të jenë njëri prej fakulteteve të cilat gjenden në kompleksin universitar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore