Shqipëria

KPA shkarkon nga detyra Prokurorin e Tiranës


Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Tiranës, Gjon Kodra.

Vendimi për largimin nga detyra ka ardhur pasi Kodra ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Ndërkohë, bëhet me dije se arsyeja e shkarkimit të tij erdhi si pasojë e problemeve me pasurinë.

Kujtojmë se më 18 korrik Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti seancën e radhës për ankimin e konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) të prokurorit Kodra.

Fillimisht seanca u fokusua tek pasuria e prokurorit dhe tek lidhja e tij me një subjekt me të shkuar kriminale, i cili rezultonte se ishte gjithashtu vëllai i një deputeti.

Kodra e ka filluar karrierën në vitin 1989 si hetues në Tropojë dhe në vitin 1995 është emëruar prokuror ushtarak. Prej më shumë se 20 vjetësh subjekti i rivlerësimit shërben si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokurori Kodra u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ngriti shqetësime mbi pasurinë e subjektit, profesionalzimin dhe integritetin e figurës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore