Lajme

Kosovë: Partitë politike gjobiten nga PZAP për thyerje të heshtjes zgjedhore


Ilustrim

Mijëra euro janë shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), për subjektet politike të cilat kanë thyer heshtjen zgjedhore në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 17 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me dy mijë e 400 euro nga PZAP.

PZAP e ka pranuar ankesën e parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër LVV-së, ku kësaj të fundit i është shqiptuar gjoba prej një mijë e 200 euro “në emër të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike- thyerja e heshtjes zgjedhore”.

“Detyrohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguajë në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Por, kjo nuk ishte ankesa e vetme e LDK-së kundër LVV-së.

PZAP ka pranuar edhe një ankesë tjetër nga LDK-ja.

“Pranohet ankesa nga LDK me seli në Prishtinë, ndërsa Lëvizjes Vetëvendosje me seli në Prishtinë, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej një mijë e 200 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët- vendosja e materialit zgjedhor në hapësirë publike-trafo elektrike”, thuhet në vendim.

Ndërsa, pas kërkesës së BIRN-it dhe Interneës Kosova, LDK-ja dega në Lipjan, është gjobitur më dy mijë e 500 euro.

LDK-së i është shqiptuar edhe një gjobë tjetër në vlerë prej 800 euro – pas ankesës së LVV-së.

Ndërsa, një mijë e 200 euro gjobë i janë shqiptuar Partisë Demokratike të Kosovës, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, me kërkesë të PDK-së në Skenderaj, i është shqiptuar gjobë në vlerë prej një mijë e 800 eurosh Bekim Jasharit, kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore