Aplikacione

Kontrolloni se cilat sajte mund të qasen në vendndodhjen tuaj


Në Google Chrome, faqet e internetit që ju keni lejuar të kenë qasje në vendndodhjen tuaj mund ta shohin vendndodhjen tuaj në vizitat tuaja të ardhshme pa lejen tuaj.  

Përpara se të fillojmë, këto kshilla nuk vlejn për Chrome në iPhone dhe iPad, nuk keni mundësinë të shihni një listë të sajteve që mund të kenë qasje në vendndodhjen tuaj. Në vend të kësaj, mund të çaktivizoni ndarjen e vendndodhjes në pajisjen tuaj për të parandaluar që çdo sajt të gjejë vendndodhjen tuaj të saktë. 

Në Chrome në Android, mund të shihni gjithashtu listën e sajteve që kanë qasje në vendndodhjen tuaj. Për të parë atë listë, hapni Chrome në telefonin tuaj. 

Në këndin e sipërm djathtas të Chrome, trokitni lehtë mbi tre pikat. 

Nga menyja me tre pika, zgjidhni “Cilësimet”.  

Klikoni “Cilësimet e faqes” në “Cilësime”.  


Në faqen “Cilësimet e faqes”, trokitni lehtë mbi “Vendndodhja”. 

Në faqen “Vendndodhja”, nën “E lejuar”, do të shihni një listë të sajteve që kanë qasje në vendndodhjen tuaj.
Këshillë: Për të parë faqet që janë të bllokuara nga qasja në vendndodhjen tuaj në Chrome, trokitni lehtë mbi opsionin “Bllokuar”.


Nëse dëshironi të parandaloni që një sajt të shikojë vendndodhjen tuaj, prekni atë sajt në listë dhe zgjidhni “Blloko” nga menyja.

Tani që dini se si të gjeni faqet që kanë privilegjin për të hyrë në vendndodhjen tuaj, mund t’i rishikoni ato individualisht dhe t’i lejoni ose ndaloni që të shikojnë vendndodhjen tuaj. Kur të keni mbaruar, dilni nga Cilësimet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore