Kosova

Kontrabandisti i mbi 1 mijë litrave naftë kapet në kufi


Një person i cili ka tentuar që ilegalisht ta kalojë kufirin Kosovë-Serbi duke bartur 1 mijë e 354 litra naftë në një rrugë alternative, është ndaluar nga Policia e Kosovës të hënën.

Kjo ka ngjarë në fshatin Banjë të Komunës së Zubin Potokut, ku përmes një rruge alternative është tentuar të kalohen për në Serbi 1 mijë e 354 litra naftë.

I arrestuari, qytetar i Novi Pazarit është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe i është konfiskuar automjeti me targa (NP) nën dyshimin për kryerje të veprave “Kalim i pa autorizuar i vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallëra”.

“Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Policia e Kosovës për rastin në fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore