Lajme

Konflikti “përshkallëzon” në media, Rusia mbyll zyrën e “Deutsche Welle”


Autoritetet ruse kanë mbyllur zyrën e transmetuesit gjerman “Deutsche Welle” në Moskë.

Kjo, si përgjigje ndaj ndalimit të transmetimit të rrjetit televiziv shtetëror rus RT nga Berlini zyrtar.

Deutsche Welle e quajti vendimin “absurd”.

Qeveria gjermane tha se masa ishte e papranueshme. Sipas tyre, nuk kishte “asnjë bazë krahasimi” me vendimin e Berlin-it për RT-në.

“I bëj thirrje urgjentisht palës ruse që të mos abuzojë me problemet e licencimit të RT për një reagim politik”, tha ministrja gjermane e Kulturës, Claudia Roth.

Ministrja gjermane e Kulturës, Claudia Roth

 

Njoftimi vjen mes rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit.

Veçanërisht nga frika e një pushtimi rus të aleatit të Evropës, Ukrainës.

Mbyllja thekson gjithashtu pozicionin gjithnjë e më armiqësor të Kremlin-it ndaj mediave të huaja.

Kjo, pas disa dëbimeve të profilit të lartë të gazetarëve të huaj të shquar.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se do të “përfundojë gjithashtu transmetimet satelitore dhe të tjera (output) të Deutsche Welle” në territorin rus.

Madje autoritetet nuk përjashtuan as përcaktimin e medias gjermane si “agjent i huaj” në të ardhmen.

Deutsche Welle – një transmetues shtetëror gjerman – ka shërbime në 30 gjuhë të botës, duke përfshirë rusishten.

Këto lëvizje vijnë pasi rregullatori gjerman i transmetimit njoftoi të mërkurën se po ndalonte transmetimin e kanalit “RT DE” për shkak të mungesës së një licence transmetimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore